Last Updated on 27/10/2026 by EL
Bayern Munich ka prezantuar një fanellë speciale për të festuar triumfin e sulmuesit Harry Kane në garën për Topin e Artë 2026.
Klubi gjerman ka vendosur ta nderojë yllin anglez me një dizajn të veçantë, pas fitimit të çmimit më prestigjioz individual në futboll.
Elementi kryesor i fanellës është numri nëntë në ngjyrë të artë, i cili përmban një përmbledhje fotografish nga momentet më të rëndësishme të Kane me fanellën e Bayernit. Në pjesën e poshtme të numrit është vendosur edhe simboli i Topit të Artë, ndërsa emri “KANE” është shkruar me ngjyrë të bardhë.
Kjo fanellë vjen si një homazh për ndikimin e sulmuesit anglez te gjiganti bavarez, ku ai ka fituar trofe dhe ka vendosur rekorde që nga transferimi i tij në Mynih.
Kane u bë lojtari i parë i Bayern Munichut që fiton Topin e Artë që nga viti 1981, kur këtë çmim e kishte fituar legjenda e klubit, Karl-Heinz Rummenigge.
Me këtë rast, klubi synon të përkujtojë një moment të rëndësishëm në historinë e tij, ndërsa fanella speciale tashmë është në dispozicion për tifozët në dyqanin zyrtar online të Bayernit./ET
