Përpara se të vendosësh mobiliet dhe të merresh me dekorin, disa ndërhyrje praktike mund të të kursejnë kohë, para dhe probleme në të ardhmen.
Pasi ke gjetur shtëpinë, ke kryer pagesën fillestare dhe ke kontrolluar gjendjen e saj, mund të duket sikur mbetet vetëm ta mobilosh dhe ta dekorosh sipas shijes. Por, përpara se të shpërngulesh, ka disa punime që ia vlen t’i përfundosh, kur hapësira është ende bosh.
“Kur një punim është ndër prioritetet që në momentin e blerjes së shtëpisë, planifiko buxhetin dhe cakto një afat se kur do ta realizosh”, këshillon Mary Miksch, drejtoreshë dizajni. Kështu, shtëpia do të jetë gati për mobiliet dhe detajet dekorative, pa pasur nevojë të zhvendosësh gjithçka më vonë.
1. Siguria vjen e para
5 punime që duhet të bësh në shtëpinë e re para se
Përpara çdo ndërhyrjeje estetike, duhen zgjidhur problemet që mund të përbëjnë rrezik. Një shembull i zakonshëm është mungesa e parmakëve në shkallë, por vëmendje duhen edhe korridoreve të jashtme me sipërfaqe të pabarabarta, cepave të mprehtë dhe xhamave të thyer.
Këto riparime mund të duken të vogla, por është më mirë të kryhen menjëherë, përpara se shtëpia të mbushet me mobilie dhe të nisë përdorimi i përditshëm.
2. Kontrollo instalimet hidraulike
5 punime që duhet të bësh në shtëpinë e re para se
Rrjedhjet e vogla të ujit dhe mungesa e izolimit të duhur në zonat ku nevojitet silikon mund të kthehen në probleme më të kushtueshme nëse lihen pas dore. Prandaj, kontrolli i instalimeve hidraulike duhet të jetë ndër prioritetet përpara shpërnguljes.
Sipas specialistit të riparimeve Elmer Mayorga, zgjidhja e këtyre problemeve që në fillim mund ta bëjë më të lehtë edhe çdo rikonstruksion të ardhshëm. Përndryshe, rrjedhjet mund të sjellin shpenzime shtesë dhe të vonojnë punimet e tjera.
3. Lyeji muret përpara se të vendosësh mobiliet
Një shtresë e re boje mund të ndryshojë ndjeshëm pamjen e shtëpisë pa kërkuar një buxhet të madh. Ngjyrat e zgjedhura me kujdes mund t’i japin hapësirës më shumë karakter dhe ta bëjnë të duket më elegante.
Përveç efektit estetik, lyerja është shumë më e thjeshtë kur shtëpia është bosh. Nuk ka nevojë të lëvizësh mobiliet apo t’i mbulosh ato gjatë punimeve, dhe mund të përfundosh gjithçka përpara se të nisësh sistemimin e ambienteve.
4. Përfundo punimet në dysheme
5 punime që duhet të bësh në shtëpinë e re para se
Nëse dyshemeja prej druri ka nevojë për rifiniturë, është më mirë ta bësh këtë përpara se të shpërngulesh. Sipas Miksch, rifinitura e dyshemesë është një nga punimet më të rëndësishme që duhen kryer paraprakisht, pasi më vonë do të duhet të largosh mobiliet për të liruar hapësirën.
Përfundimi i duhur i sipërfaqes ndikon edhe në qëndrueshmërinë e dyshemesë. Prandaj, nëse ke planifikuar ta rinovosh, përfito nga fakti që ambienti është ende bosh.
5. Përqendrohu tek ambientet që përdoren më shumë
5 punime që duhet të bësh në shtëpinë e re para se
Pasi të kesh zgjidhur çështjet e sigurisë dhe riparimet kryesore, mund të kalosh te përmirësimet që e bëjnë shtëpinë më personale. Edhe një ndryshim i vogël mund ta bëjë një dhomë të ndihet më e përshtatshme për shijet dhe nevojat e tua.
Kuzhina është një pikënisje e mirë. Ajo është një nga ambientet që tërheq më shumë vëmendje kur vlerësohet një shtëpi dhe duhet të jetë funksionale për përdorimin e përditshëm. Për këtë arsye, nëse ka nevojë për rregullime, është praktike t’i përfundosh përpara shpërnguljes, në mënyrë që ta kesh gati që ditën e parë./mxh
