Last Updated on 04/11/2026 by EL
Brenda një dite është zbardhur vrasja e Urim Fikut,. 61-vjeçarit që familjarët e tij thanë se u sulmua për vdekje nga një ari në pyll, ndërsa detaje të tjera tragjike po dalin në pah, teksa hetimet për krimin në familje janë në vijim.
Ashtu siç raportuam dhe ne, në pranga për vdekjen e 61-vjeçarit janë vënë gruaja dhe djali i tij, ndërsa burime për gazetarin Elton Qyno bëjnë me dije se Urim Fiku është vrarë me armë zjarri pistoletë dhe më pas është goditur me një sende të mprehtë (sëpatë) në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ndërkaq mësohet se Fiku është qëlluar pas shpime me një plumb pistolete, që sipas ekspertëve ka qenë tejshkues, pasi i ka hyrë 61-vjJarit në pjesën e pasme të kurrizit dhe më pas i ka dalë në gjoks.
Mirëpo përveç plagë së shkaktuar nga arma e zjarri bëhet me dije se në kokën e viktimës Urim Fiku është konstatuar dhe një plagë të madhe në kokë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga një mjet prerës të fortë, sëpatë.
Për këtë ngjarje, policia e Bulqizës është vënë në dijeni nga spitali i qytetit, pasi gruaja Sadetja dhe djali Gëzim Fiku, e transportuan kryefamiljarin në spital me pretekstin e një vizite mjekësore duke thënë se Urimi u ka shkuar duke iu thënë se e ka sulmuar ariu dhe para shtëpisë së tyre ka rënë pa ndjenja.
Mirëpo, vizita e kryer nga mjekët nxori në pah se Urim Fiku kishte ndërruar jetë. Në këto rrethana gruaja dhe djali kanë kërkuar dhe insistuar që të tërheqin trupin e Urim Fikut me qëllim zhvillimin e ceremonisë mortore.
Mirëpo në këto moment mjekët kanë njoftuar policinë për të kryer verifikimet e mundshme hetimore. Në këto rrethana, kryerja e ekspertizës qartësoi se vdekja e Urim Fikut nuk kishte ndodhur nga sulmi i ariut por nga një armë zjarri pistoletë e një goditje me sëpatë në trup.
Çfarë po ndodh në Dibër? Vajza lyen me benzinë babanë e saj dhe i vë flakën, dje Urim Fiku u vra nga gruaja dhe djali (EMRAT-NGJARJA)
Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore në pyetje është marrë Sadete Fiku, e cila ka treguar gjithçka për policinë e Bulqizës. Para hetuesve ajo ka pretenduar se ngjarja lidhet me një motiv xhelozie pasi Urim Fiku, sipas saj, kishte krijuar një lidhje paralele me një grua tjetër.
Sadetja ka treguar se vrasja është kryer me armë zjarri pistoletë, të cilën ajo e ka fshehur në një vend, të cilin më pas ia ka treguar dhe djalit. Sipas saj, djali Gazmir e ka marrë armën dhe e ka fshehur diku tjetër që ajo nuk e dinte.
Për të mbuluar plagën e armës, gruaja dhe i biri kanë zhveshur Urim Fikun, duke i veshur rroba të tjera. Ndërsa rrobat që ia kanë hequr, djali i tij Gazmiri, i ka prerë me gërshërë dhe më tej ia ka hedhur në tualetin e shtëpisë.
U tha se e vrau ariu/ ZBARDHET vdekja e Urim Fikut, ARRESTOHEN gruaja dhe djali i tij, Policia: Është qëlluar me armë dhe sende të forta
Këto rroba tashmë janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Si provë është sekuestruar dhe arma e zjarrit, të cilën e ka treguar vetë djali i viktimës, Gazmir Fiku.
Nënë e bir tashmë janë arrestuar dhe ndaj tyre janë ngritur akuza të rënda si “Vrasje për shkaqe të marrëdhënies familjare” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit dhe municionit”.
Në ditët në vijim pritet që nënë e bir të dalin para Gjykatës së Dibrës, ku dhe do të njihen me masën e sigurisë që prokurori i çështjes do të kërkojë për ta./et
