Last Updated on 04/11/2026 by EL
Divorcet e çifteve pas lidhjes në martesë tashmë janë kthyer në një fenomen që, vit pas viti, po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë, me shifra që vijojnë të jenë në rritje.
Ky fenomen ka prekur edhe Gjirokastrën, ku një prej avokatëve që ndjek këto procese në gjykatë tregon për statusin e çifteve që ndahen dhe arsyet kryesore që i çojnë ata drejt këtij vendimi.
Rritja e numrit të divorceve duket se ka sjellë edhe nevojën për ndryshime në Kodin e Familjes, pasi avokatët konstatojnë problematika që kërkojnë zgjidhje. Sipas tyre, këto problematika jo vetëm zgjasin proceset gjyqësore, por edhe ua vështirësojnë jetesën personave që ndahen dhe krijojnë marrëdhënie të reja me partnerë të tjerë.
Vetëm në Gjykatën e Gjirokastrës, nga janari deri më 30 shtator, janë regjistruar 108 kërkesa për divorc. Ndërkohë, numri i martesave të lidhura gjatë së njëjtës periudhë është vetëm 76./et
