Policia ka arritur të arrestojë personin që dyshohet se vendosi lëndë plasëse në makinën e një gruaje në Elbasan, disa ditë më parë.
Sipas policisë makina i përkiste një punonjëseje të bashkisë së Elbasanit, teksa ende unk idhet arsyeja pse u vendos tritoli.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të datës 5 nëntor, ku makina tip “Volkswagen”, në pronësi të Alba Duhanxhit, u shkrumbua për shkak të shpërthimit të tritolit. Po ashtu, flakët janë përhapur duke shkaktuar dëmtime edhe në një automjet tjetër tip “Benz”, i cili ishte i parkuar në afërsi./ad
