Protesta e ditës së djeshme në Tiranë përpos incidenteve të shumta dhe tensioneve nuk kalojë pa vëmendjen e ndërkombëtarëve. Mediat amerikane i bën jehonë duke i kushtuar vëmendje zhvillimeve politike në kryeqytetin shqiptar.
Media prestigjoze “Bloomberg” ka shkruar një artikull rreth situatës së protestave në Shqipëri. Ajo shkruan se Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotësjellës dhe uji me presion për të zmbrapsur studentët, aktivistët dhe qytetarët e pranishëm në revoltë.
“Protestat në Shqipëri bëhen të dhunshme dita-ditës, teksa Kryeministri nuk heq dorë nga dialogu dhe biseda për të ulur tonet, edhe pse presioni ndaj tij po rritet.”, shkruan Bloomberg
Reagimi i forcave të rendit i ka rënë në sy amerikanëve për mënyrën se si ata u sollën me njerëzit e pranishëm.
Pasqyrimi i ngjarjeve dhe momenteve ka ardhur dhe me foto nga gazetarët në SHBA, ndërkohë që eskalimi i protestave ka kaluar kufijnjtë kombëtarë duke sjellë shkrime nga shumë media franceze, italiane e më gjerë./k.m
