Last Updated on 09/11/2026 by Anisa
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, raportoi në Komisionin e Ekonomisë lidhur me buxhetin e vitit 2027, duke u ndalur te investimet, skema e pensioneve dhe programi i strehimit.
Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë afatgjatë të skemës së sigurimeve shoqërore, duke nënvizuar se rritja e pagave ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e saj.
“Qëndrueshmëria afatgjatë e skemës kërkon vëmendje. Rritja e pagave ndikojnë drejtpërdrejt në skemë. Përmirësimi i sistemit të sigurimeve shoqërore është një objektiv afatgjatë. Fondi prej 4 miliardë lekësh synon indeksimin e pensioneve, dhe do ta shtyjmë indeksimin nga prilli në tetor. Janë parashikuar që do të dyfishohet bonusi mujor i pensionistëve dhe ky buxhet është në nivelin 20 miliardë lekë”, tha ajo.
Ministrja u ndal edhe te programi i strehimit, duke bërë të ditur se me skemën e re përfitojnë familjet dhe çiftet e reja. Ndërkohë, gjatë raportimit, ajo nënvizoi edhe rëndësinë e mbrojtjes së konsumatorit dhe monitorimit të çmimeve./ad
