Last Updated on 10/11/2026 by Anisa
Presidenti i Klubit të Futbollit Skënderbeu, Ardjan Takaj, ka kaluar me sukes një operacion në zemër. Sipas klubit korçar situata është normale dhe nuk paraqet rrezik për gjendjen e 59-vjeçarit.
“Për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore, presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale e cila ka rezultuar me sukses. Situata është normale dhe nuk paraqitet asnjë rrezik për presidentin. Familja Takaj shpreh mirënjohje për gjithë mesazhet inkurajuese”, njofton klubi i Skënderbeut.
Takaj u ndje keq gjatë pasdites së të dielës dhe u dërgua me urgjencë nga Korça në Tiranë./ad
