Përpara pak kohësh, Cristiano Ronaldo deklaroi tërheqjen e tij nga kombëtarja portugeze dhe tani kjo e fundit ka vendosur t’i bëjë një homazh të paprecedentë sulmuesit 41 vjeçar në ndeshjen që Portugalia do të luajë në Braga ndaj Danimarkës dhe që është e vlefshme për Nations League.
Të gjithë futbollistët e Portugalisë do të zbresin në fushën e lojës të veshur me fanellën me numrin 7 të ish kapitenit. Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të zhvilluar ditën e enjte mes presidentit të Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, trajnerit të skuadrës, Jorge Jesus dhe grupit të kapitenëve aktualë të skuadrës Bernardo Silva, Ruben Dias e Bruno Fernandes.
Cristiano Ronaldo u tërhoq nga kombëtarja portugeze pas 234 ndeshjeve të zhvilluara dhe 146 golave të shënuar që është një rekord absolut në futbollin botëror përsa iu përket skuadrave kombëtare./k.m
