Samuele Sina është larguar nga grumbullimi i Kombëtares shqiptare. Trajneri Rolando Maran, i ka dhënë mundësinë të bashkohet me Kombëtaren U-21.
Futbollisti i talentuar, i cili kishte debutuar me ekipin e parë gjatë grumbullimit të kaluar, e ndoqi nga tribuna sfidën e fundit ndaj Finlandës.
Duke qenë se një fat i ngjashëm pritej edhe për ndeshjen e radhës në Budapest kundër Bjellorusisë, stafi teknik vendosi ta lërë të lirë. Në këtë mënyrë, Sina do të ketë mundësinë të zbresë në fushë dhe të marrë minuta të rëndësishme loje me kuqezinjtë e vegjël.
Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht përmes një njoftimi se mbrojtësi nuk ka udhëtuar me ekipin e parë drejt Hungarisë. Ai i është bashkuar menjëherë grupit të trajnerit Alban Bushi për sfidën e radhës. Përfaqësuesja U-21 e Shqipërisë do të presë Spanjën në një ndeshje miqësore prestigji, e cila do të zhvillohet të martën, më 17 nëntor. Takimi do të luhet në stadiumin “Air Albania”, me fillim nga ora 19:00./mxh
