Nga Hervin Çuli
Edhe sot, në një protestë pa lajm, pa njerëz, pa identitet, ku risitë ishin vetëm dy parulla, “Pushkatoni Ramën” dhe ” O pallosh-pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë”, asgjë tjetër.
Në kërkim të kohës së humbur!
Tirana nuk e pranon dhunën, vandalizmin.
Edhe sot, në një protestë pa lajm, pa njerëz, pa identitet, ku risitë ishin vetëm dy parulla, “Pushkatoni Ramën” dhe ” O pallosh-pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë”, asgjë tjetër.
Ah,po, edhe fakti që tani në xhiron e gjatë rreth unazës, banorët nuk i përshëndesnin më protestuesit me dritare të hapura, si në qershor, në ditët më të mira të ” Flamingo”, kur dukej sikur qyteti ishte zgjuar në kërkim të një ndryshimi të madh. Sot familjarët i kishin mbyllur dritaret. Madje diku- diku më zuri syri ndonjë kovë me ujë që u hodh nga katet e sipërme.
Rrefuzimi i dhunës, maskave, gurit e molotovit është fare i qartë. Ky qytet, falë zotit, e neverit kaosin.
Fatkeqësisht, nga budallallëku dhe grykësia e organizatorëve që nga “Flamingo” e më pas, Rama ka filluar të rishpik vetveten.Tani lajmi është lufta e brendëshme në PS. Pra, beteja “opozitare” është zhvendosur brenda kampit socialist, si një luftë brenda llojit.
Berisha as nuk llogaritet më në këtë histori. Ai është i lumtur që e konfirmoi përsëri PD si opozitë kryesore.
Tani vëmendja është tek ato që thotë Velia, Belinda, Toni Gogu, Erion Braçe, Spiropali, e deri tek kantidatët e mundshëm për zgjedhjet e ardhshme.
Edhe mediat më luftarake, më pranë protestës, pyetjet kryesore pēr të ftuarit kanë ato mbi zhvillimet në PS. Po ashtu edhe Saliu merret vetëm me intrigat e kampit socialist. Duket sikur e ardhmja varet nga bjerrja e PS nga klanet e saj.
Kjo padyshim do ishte me shumë vlerë nëse kampi përballë do ishte i strukturuar. Pushtetin shpesh e përmbys vetë pushteti, por jo në këtë rast.
Kampi përballë është një rrëmujë totale. Eshtë një kaos urban, social dhe politik.
Sot, për dreq, PS- ja është prap shumë hapa përpara, edhe pse e lodhur nga pesha e korrupsionit.
Fronti i përbashkët, që e kam artikuluar nga të parët që nga ” Flamingo”, nuk ka më asnjë kuptim me rrethanat e reja.
Sot, ata që 6 muaj më parë ishin faktorë, ngjarjet e dhunshme dhe mungesa e vizionit politik i defaktorizoi, i bëri të duken si një fytyre e vetme.
Unë tani e kam vështirë të gjej diferencat midis Llapajt, Shehajt apo Qorrit. Më keq akoma, herë- herë më duken të ngjashëm me Saliun.
Kam frikë se koha e humbur nga beteja për protagonizëm e ktheu këtë histori në vend numuro.
