Last Updated on 14/11/2026 by Monika
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku ka reaguar pas zhvillimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, paraditen e sotme në Gjirin e Lalzit.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Balluku shkruan se, PS është një familje e ndërtuar mbi vlera dhe një vizion të qartë politik.
Poashtu, ish-ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës ka theksuar se, suksesi i kësaj partie qëndron tek disiplina dhe organizimi kapilar i strukturave të saj.
Reagimi i plotë:
“Partia Socialiste është një familje e madhe, e ndërtuar mbi vlera, bindje dhe një vizion të qartë politik. Diversiteti i mendimeve është pjesë e natyrshme e familjes tonë, por ajo që na bashkon është më e rëndësishme: besimi, përgjegjësia dhe angazhimi për të ecur përpara së bashku.
Suksesi ynë qëndron te uniteti, disiplina dhe mbi të gjitha, organizimi kapilar i strukturave tona. Më 9 Maj, në Ditën e Europës, me përkushtim, energji dhe përgjegjësi të përbashkët, do të fitojmë një tjetër betejë, nën vizionin e Edi Ramës, sepse forca e një familjeje politike qëndron edhe te aftësia e saj transformuese.”, shkruan Balluku./mxh
