Last Updated on 15/11/2026 by Monika
Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë mbrëmjen e kësaj të diele një ndeshje vendimtare në transfertë kundër Bjellorusisë, e cila do të përcaktojë fatin e Grupit C1 në Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran mbërrijnë në këtë përballje delikate si kryesues të grupit me 12 pikë, dy më shumë se kundërshtarët e tyre bjellorusë.
Për të siguruar ngjitjen direkte në Ligën B, Shqipërisë i mjafton vetëm të shmangë humbjen, duke pasur si opsione të favorshme si fitoren ashtu edhe barazimin.
Pak minuta para fillimit janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE
Bjellorusia:
Shqipëria: Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Hysaj, Shehu, Asllani, Pilo; Hoxha, Laçi, Manaj./mxh
