Last Updated on 16/11/2026 by EL
Një lajm i trishtë vjen nga Spitali i Traumë pasi raportohet se një 72-vjeçar i cili prej 10 ditësh ishte i shtruar duke marrë mjekim pas dhunës nga djali i tij, ka dhënë sot frymën e fundit.
Burime për mediat bëjnë me dije se i moshuari nuk arriti t’u mbijetonte dot plagëve të marra. Pavarësisht se bluzat e bardha kujdeseshin për të prej 10 ditësh, ai sot ka mbyllur sytë përgjithmonë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në familjen Kaçuli në Rrushkull të Manzës , ku djali i familjes, i cili raportohet se ka probleme të shëndetit mendor, dhunoi fizikisht nënën dhe babanë e tij.
Në ditën kur ndodhi ngjarja, 69-vjeçarja u dërgua për të marrë mjekim në Spitalin e Durrësit, ndërsa bashkëshorti i saj u nis mr urgjencë për Tiranë pasi kishte nevojë për një trajtim më të specializuar mjekësor.
Fatkeqësisht, mesditën e sotme u bë me dije se ai nuk arriti t’u mbijetonte dot plagëve dhe dha frymën e fundit në spital. /ET
