Last Updated on 16/11/2026 by EL
PS ka propozuar që në fazën e dytë të komisionit të territoriales të jenë 9 anëtarë të Partisë Socialiste dhe vetëm 5 anëtarë të PD të cilët kanë bojkotuar këtë komision që në nisje, ndërsa 2 do të jenë të partisë Mundësia.
Në projektvendimin e PS që pritet të miratohet në seancën plenare të datës 18 thuhet se:
“Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 18 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, 5 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, si dhe 2 përfaqësues nga partitë politike që kanë fituar të paktën dy mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vitit 2025.”/et
