Last Updated on 16/11/2026 by Monika
Nuk ka qetësi nga dëmtimet te Milani. Mike Maignan ka pësuar një problem muskulor gjatë angazhimit të tij me Francën.
Portieri u aktivizua nga minuta e parë nga trajneri Zinedine Zidane në ndeshjen ndaj Turqisë. Kjo përballje ishte e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Megjithatë, 31-vjeçari nuk arriti të zbresë në fushë për pjesën e dytë të lojës. Ai u detyrua të zëvendësohet pas përfundimit të pjesës së parë nga portieri Gijom Rest.
Sipas informacioneve nga stafi mjekësor, lojtari ka ndier një shqetësim në ijën e djathtë. Problemi në zonën e aduktorit erdhi si pasojë e një përplasjeje në zonë.
Lojtari u rikthye në Milano për ekzaminime të thelluara. Ai do t’i nënshtrohet një rezonance magnetike për të mësuar shkallën e dëmtimit. Stafi teknik shpreson që zëvendësimi i tij të ketë qenë thjesht një masë paraprake nga mjekët./mxh
