Pesëdhjetë e një organizata shqiptaro-amerikane i dorëzuan sot një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke dënuar reagimin e qeverisë së tij ndaj protestave në Shqipëri që nga 13 tetori 2026.
Organizatat i kërkojnë kryeministrit t’i japë fund përdorimit të tepruar të forcës dhe frikësimit, të lirojë këdo që është ndaluar vetëm për pjesëmarrje në protesta paqësore, të mbrojë të miturit, të pezullojë legjislacionin për protestat të miratuar me akt normativ më 28 tetor pa debat parlamentar, të publikojë brenda 30 ditësh një raport të plotë mbi reagimin e policisë dhe t’u japë hetuesve ndërkombëtarë qasje të plotë.
Po ashtu i bëjnë thirrje të marrë përgjegjësinë politike dhe të japë dorëheqjen.
Letra iu dërgua 246 zyrave, përfshirë Departamentin e Shtetit, Kongresin e SHBA-së, Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe organizatave për të drejtat e njeriut, ku u kërkohet të mbështesin hetime të pavarura, të mbrojnë prokurorët kundër korrupsionit dhe SPAK-un nga ndërhyrjet politike.
“Për më shumë se katër muaj, Shqiptarët protestuan pa incidente madhore”, thuhet në letër./k.m
