Last Updated on 17/11/2026 by Monika
Gruaja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë e cila i shtoi dënimin ish-presidentit Hashim Thaçi me 17 muaj burg dhe dënimin e 7 personave të tjerë.
Ajo shkruan se dënimi ishte përshkallëzim tjetër i padrejtësisë. Ajo shton se do të luftojnë për drejtësi edhe në fazat e tjera gjyqësore.
“Sot ndodhi edhe një përshkallëzim tjetër i padrejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ashtu siç ishte i padrejtë dënimi i H. Gucatit, N. Haradinajt, H. Shalës, S. Jonuzajt, I. Bahtjarit, P. Shalës dhe S. Mustafës, ashtu siç ishte e padrejtë edhe shpallja fajtorë e krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, më 16 shtator të këtij viti, po ashtu edhe dënimi i sotëm i H. Thaçi, F. Fazliu, B. Smakaj dhe H. Kuqi është i padrejtë dhe i papranueshëm.
Ne presim dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi edhe në fazat e tjera gjyqësore. Ndërkohë, i uroj Isni Kilajt dhe familjes së tij për shpalljen e pafajësisë dhe lirimin e tij”, shkruan ajo në postim./mxh
