Last Updated on 19/11/2026 by EL
Nga ARTUR AJAZI
I lindur në Greqi, dhe i rritur në qytetin e Elbasanit, sot Doktor Kardiokirurg Kevin Çela, mbetet një prej emrave e figurave mbresëlënëse të Mjekisë në Gjermani. Kishte ëndërr të bëhej “mjek zemre, dhe i hyri që i vogël gjuhës gjermane, dhe ja u bë ky që është sot”- thotë babai i tij Artan Çela.
Kevini u lind në Greqi, ku mori “leksionet” e para të një culture dhe edukate nga familja dhe jo vetëm. Që në vogëli dallohej për zgjuarsi të lindur, ishte djalë me botë të madhe, pyeste dhe lexonte shumë. Kishte shumë dëshira dhe ëndërra për jetën.
Babai i tij thotë se “Kevini ka fituar disa medalje dhe vende të para kur ishte në shkollë edhe në fushën e Matematikës, pavarsisht se, kishte ndonjë “mësues”, që tregoheshin mosbesues ndaj tij”.
Kevini e kishte vendosur, “do ti futej mësimit të gjuhës gjermane, dhe do të shkonte të bëhej mjek në Gjermani”.
Dhe jo vetëm kaq, Kevin kishte profecinë e tij, kishte ëndërrën e tij të hershme që në fëmijëri. Donte të bëhej mjek-kardiokirurg. Pasi shkon me studime në Gjermani (Rostok), nga ku fliste rrjedhshëm gjuhën gjermane, mbaroi fakultetin, dhe nis specializimin.
Aktualisht kardiokirurgu Kevin Çela, po vazhdon specializimin dhe vazhdon të jetë në krah të mjekeve dhe profesoreve të njohur të Mjeksisë Gjermane.
Kevin Çela, mbetet një prej emrave që po nderojnë jo vetëm familjen e tij të mrekullueshme, por edhe Shqiperinë. Edhe gjatë studimeve, Kevini punonte shumë orar pa orar në Spitalin e Rostokut, krah mjekeve me eksperiencë e profesoreve të gjermanë të Kardiokirurgjise.
Christian Etz , drejtori i Kirurgjisë Zemrës në Spitalin e Rostokut u shpreh se “forcimi i ekipit tone me mjekë të rinj si Kevin Çela, mbetet një fitore e madhe, nje fat i madh për ne”.
Aktualisht Spitali Rostokut dhe Reparti i Kirurgjise se Zemres atje, kanë një ekip të kompletuar, me mjekë të rinj, të apasionuar, dhe të talentuar, ku një emër i veçantë mbetet edhe ai i shqiptarit Kevin Çela. Dhe jo vetëm kaq, por zoti Christian Etz, vlerëson lart edhe frymën e bashkepunimit që mjekët e rinj si Kevini, “kanë edhe me grupin infermieror, duke mbështetur gjithashtu edhe bashkepinimin me ato”.
Kevini sot, mbetet një mjek, shqiptar dhe njeri i nderuar në Gjermani, në qarqet e mjeksisë atje. Ai realizoi ëndërrën e tij, por ka bërë të lumtur edhe prinderit dhe familjen në Shqiperi. Kevini është një shembull për tu marrë nga çdo shqiptar, që ka një ëndërr, dhe që insiston ta realizojë atë, gjithmonë duke lexuar, mësuar dhe punuar fort.
