Last Updated on 19/11/2026 by Monika
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë këtë të shtunë, në orën 11:00, Asamblenë e PS-së në Tiranë. Takimi do të zhvillohet në ambientet e Xibrakut, ku në fokus pritet të jetë organizimi i strukturave socialiste në kryeqytet dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Mbledhja vjen një javë pas Asamblesë së 14 nëntorit në Gjirin e Lalëzit, ku Rama ndërmori ndryshime në drejtimin e strukturave të partisë në Tiranë. Albana Koçiu dhe Ervin Demo u caktuan bashkëdrejtues të PS-së në kryeqytet, ndërsa Erion Veliaj mbeti jashtë drejtimit të strukturave politike.
Takimi i kaluar u shoqërua edhe me diskutime të forta, pasi Rama kërkoi përjashtimin nga partia të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Kërkesat nuk u përmbyllën me vendime përfundimtare për përjashtimin e tyre.
Një tjetër temë e rëndësishme ishte organizimi elektoral dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, me fokus riorganizimin e strukturave në të gjithë vendin.
Në këtë kontekst, mbledhja e së shtunës në Tiranë pritet të shërbejë për koordinimin e drejtuesve të rinj dhe përcaktimin e prioriteteve të socialistëve në kryeqytet, në prag të garës së ardhshme vendore./mxh
