Last Updated on 20/11/2026 by EL
Getat e zeza nuk janë më zgjedhja e vetme për veshjet e dimrit. Jennifer Lopez na prezanton një alternativë shumë më të veçantë: getat ngjyrë bordo, të cilat sjellin elegancë dhe një prekje ngjyre në çdo veshje.

Gjatë një daljeje në Nju-Jork, JLo u shfaq me një pallto të zezë me gëzof, geta bordo, një çantë sateni në ngjyrë blu të gjelbër dhe këpucë elegante me taka në ngjyrë rozë të ndezur.
Ajo që e bën këtë kombinim kaq të veçantë është ndërthurja e getave bordo me këpucët prej sateni. Dy elemente që krijojnë një pamje të sofistikuar, moderne dhe plot stil.
Getat bordo janë një alternativë elegante ndaj të zezave, pasi kombinohen lehtësisht me ngjyra të ndryshme dhe i japin veshjes një pamje më interesante.
Nëse dëshironi të provoni diçka ndryshe këtë dimër, frymëzohuni nga Jennifer Lopez dhe zgjidhni getat bordo të kombinuara me këpucë me shkëlqim. Një kombinim që premton të jetë ndër më të spikaturit e sezonit./et
