Last Updated on 23/11/2026 by Monika
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka folur rreth organizimit të Samitit të NATO-s në Tiranë.
Në një intervistë me gazetarin Besard Jacaj, Nufi u pyet nëse Samiti i NATO-s mund të shtyhet apo të mos zhvillohet në Tiranë vitet e ardhshme për arsye sigurie.
Nufi i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta dhe rikonfirmoi se kryeqyteti shqiptar pritet të jetë mikpritës i takimit të rrathës së Aleancës.
“Nuk është e vërtetë që ne nuk bëjmë asgjë. Ne kemi kapacitete ushtarake për të parandaluar avancimin e forcave armike apo kundërshtare në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe janë në përputhje me Aleancën e NATO-s. A duhet të ishte e rëndësishme që të kemi më tepër shpenzime? Patjetër, por kemi pyetjen tjetër se përse paratë të mos shkojnë në arsim apo në fusha të tjera”, u shpreh ministri.
Pikëpyetjet mbi organizimin e Samitit të Alenacës në vendin tonë nisën më herët kur, disa aleatë u shprehën se Shqipëria nuk shpenzon mjaftueshëm për mbrojtjen dhe ngurruan ta shpërblenin duke i besuar organizimin e aktivitetit më të rëndësishëm si ai NATO-s.
Kujtojmë se, Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte ka deklaruar se Aleanca vijom të mbetet fleksibël dhe se samitet mbahen kur shtetet kanë nevojë për to./Mxh
