Last Updated on 24/11/2026 by EL
Gjykata e arbitrazhit sportiv në Lozanë, CAS, ka vendosur të njohë Senegalin si fitues të kompeticionit të zhvilluar në janar.
Këta të fundit fituan me rezultatin 1-0 finalen kundër Marokut organizator, por pas apelimit në Konfederatën e Kombeve të Afrikës, disiplina vendosi t’ia hiqtë Senegalit dhe t’ia jepte Marokut me pretendimin se Senegali u tërhoq nga ndeshja për më shumë se 15 minuta për shkak të një penalltie të dyshimte.
Tani nuk ka më dyshime. CAS ka lënë në fuqi vendimin e fushës. Në finale Brahim Diaz humbi penalltinë për Marokun dhe më pas shkoi në shtesë. Aty ku Senegali arriti të fitonte 1-0./et
