Last Updated on 25/11/2026 by Klara
Nëse keni rezervuar takimin e radhës për manikyrin, por ende nuk keni vendosur çfarë ngjyre të zgjidhni, këto tendenca mund t’ju ndihmojnë të gjeni frymëzimin e duhur.
Dimri është sezoni kur nuancat e thjeshta nude shpesh lihen mënjanë për t’i hapur rrugë ngjyrave më të errëta, por elegante. Nga e kuqja e errët te nuancat e kafesë espresso dhe shkëlqimi i perlave, këtë sezon manikyri bëhet një nga detajet që i japin pamjes një ndjesi më luksoze.
1. Vishnje e e errët

E kuqja e errët është një zgjedhje që rikthehet çdo dimër, por këtë sezon nuanca black cherry pritet të jetë veçanërisht e preferuar.
Bëhet fjalë për një të kuqe shumë të thellë, që i afrohet së zezës dhe kujton ngjyrën ikonike Rouge Noir të Chanel. Sipas Smith, kjo nuancë është elegante dhe duket veçanërisht bukur në thonjtë e shkurtër, sidomos kur përfundimi është shumë glossy.
Nëse kërkoni një manikyr klasik, por me më shumë karakter se e kuqja tradicionale, kjo është zgjedhja ideale.
2. Kafe espresso

Ngjyrat e kafesë vazhdojnë të jenë ndër më të preferuarat, por këtë dimër pritet të kalojmë nga nuancat e lehta latte drejt toneve më të thella të çokollatës dhe espresso-s.
Kjo ngjyrë është një alternativë shumë e mirë për ato që zakonisht zgjedhin manikyr të zi ose të kuq të errët, por dëshirojnë të provojnë diçka ndryshe. Përveçse duket elegante, kafeja espresso kombinohet lehtësisht me pothuajse çdo veshje dimërore.
Është një nga ato nuanca që duket e kuruar pa u përpjekur shumë.
3. Perla

Për ato që preferojnë manikyrin e çelët, por nuk duan të heqin dorë nga pak shkëlqim, frosted pearl është një nga tendencat më të bukura të sezonit.
Kjo nuancë krijohet me një bazë të tejdukshme, qumështore, mbi të cilën shtohet një efekt i lehtë perle. Rezultati është një pamje e ftohtë, delikate dhe me shkëlqim të butë, pa pasur nevojë për glitter të theksuar.
4. Blu e errët

Bluja navy është një nga ato ngjyra që shpesh anashkalohet në sallonet e manikyrit, por që mund të duket jashtëzakonisht elegante.
Këtë dimër, nuancat shumë të errëta, që i afrohen ngjyrës së bojës së shkrimit, pritet të jenë veçanërisht të kërkuara. Ato krijojnë një efekt dramatik, por më interesant se manikyri i zi klasik.
5. Nuanca manaferrash

Nëse gjatë vjeshtës keni zgjedhur vazhdimisht bordo dhe të kuqe, këtë dimër mund të jetë momenti për të provuar një nuancë më të veçantë.
Mulberry plum është një kombinim mes vjollcës së errët, manaferrave dhe ngjyrës së patëllxhanit. Ajo ruan intensitetin që kërkojmë në manikyrin e dimrit, por duket më ndryshe nga nuancat klasike të së kuqes.
Është një zgjedhje elegante për ato që duan ngjyra të errëta, por kërkojnë një ndryshim të vogël në rutinën e tyre të bukurisë.
6. Gri cashmere

Nuancat e buta të grisë janë një tjetër tendencë që pritet të fitojë vëmendje këtë dimër. Por nuk bëhet fjalë për grinë e ftohtë dhe të zakonshme.
Cashmere grey përfshin tone të përziera me bezhë, taupe ose pak vjollcë, duke krijuar një ngjyrë neutrale, por më moderne. Sipas Smith, këto nuanca janë një alternativë shumë e mirë për manikyrin nude, sidomos nëse dëshironi diçka minimaliste që nuk duket e zakonshme.
Është një zgjedhje që përshtatet me çdo stil dhe i jep thonjve një pamje të pastër e të sofistikuar.
7. Gold

Ari është një nga ngjyrat që rikthehet gjithmonë gjatë sezonit festiv, por këtë vit pritet të shohim versione më të përmbajtura të tij.
Në vend të nuancave shumë të ndezura apo glitter-it, tendenca shkon drejt arit champagne, shkëlqimit të butë dhe përfundimeve që duken paksa të fërkuara, si metal i vjetër.
Kjo e bën manikyrin të duket festiv, por njëkohësisht më elegant dhe më të lehtë për t’u kombinuar. Për një detaj më interesant, mund të shtoni edhe pika të vogla ari ose dizajne minimaliste në thonj./k.m
