Kryeministri i Kosovës sot në Bruksel ka kërkuar që Serbia ta dorëzojë kreun e sulmit terrorist të Banjskës, Milan Radojiçiç.
Në nisje të Samitit BE-Ballkan Perëndimor, kreu i Qeverisë ka thënë se kjo duhet të bëhet në kuadër të sundimit të ligjit, luftës së kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar.
“Serbia duhet ta arrestojë dhe dorëzojë Milan Radojiçiçin’, ka deklaruar Kurti.
Më tej, ai ka deklaruar se Radojiçiç ka lëvizur lirshëm në Serbi viteve të fundit dhe ka qenë më i afërt se truprojet me Aleksandar Vuçiçin./mxh
