Flutura Açka ka reaguar ashpër ndaj mungesës së transparencës së Partisë Socialiste për largimin e Elisa Spiropalit nga Asambleja dhe përjashtimin e saj nga Grupi Parlamentar i PS-së.
Në një reagim publik, Açka e ka cilësuar heshtjen e drejtuesve socialistë si “Omerta politike”, duke e krahasuar me kodin e heshtjes së organizatave mafioze.
Ajo sjell në vëmendje përgjigjet e sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kur janë pyetur nga gazetarët për çështjen e Spiropalit.
“Pse e hoqët Spiropalin nga Asambleja? – pyeti gazetari.
-
Nga unë nuk do marrësh përgjigje, – tha sekretari i ç’përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi.
-
Pse e hoqët deputeten nga Grupi Parlamentar? – pyeti gazetarja.
-
Kur të dua unë do të jap përgjigje. Janë punë të brendshme të organizimit të PS-së, – tha kryetari ç’Grupit, të PS-së Taulant Balla.”
Duke u ndalur te financimi publik i partive politike, Açka kërkon që PS dhe PD të mos financohen më nga taksat e qytetarëve nëse nuk ofrojnë transparencë për mënyrën se si i përdorin këto para.
“Nëse kanë Omerta* partitë politike të Sistemit, t’u kthejnë paratë taksave shqiptarëve dhe të rrojnë me kuotizacionet e tyre, neqenëse njëra pretendon s’e ka 100 mijë, dhe tjetra 80 mijë anētarë.”
Sipas shifrave që ajo publikon, për vitet 2025-2026 financimi nga Buxheti i Shtetit për dy partitë kryesore është:
-
PS: 3.8 milionë euro
-
PD: 2.3 milionë euro.
Açka shprehet gjithashtu kritike ndaj mënyrës se si funksionojnë dy partitë, duke i akuzuar për keqpërdorim të pushtetit dhe mungesë llogaridhënieje.
Reagimi i plotë:
