Last Updated on 26/11/2026 by EL
Blerja me kredi bankare e një apartamenti që ende nuk ka nisur të ndërtohet mund të bëhet më e lehtë. Legjislacioni për zhvillimin e territorit mund të ndryshojë me qëllim zgjidhjen e një prej problematikave të kreditimit për strehim, që lidhet me kolateralin për banesat që janë ende në proces ndërtimi dhe nuk janë regjistruar.
Ndryshimet ligjore synojnë të bëjnë të mundur që ndërtuesit të pajisen me certifikimin përkatës që në momentin e marrjes së lejes së ndërtimit dhe ky dokumentacion të regjistrohet në kadastër.
Një mekanizëm i tillë mund të krijojë kushtet juridike për përdorimin si kolateral të pasurive të paluajtshme që janë ende në ndërtim, duke lehtësuar financimin bankar për qytetarët që blejnë apartamente përpara përfundimit të tyre.
Modalitetet e këtyre mekanizmave janë ende në fazën e diskutimit, në kuadër të përgatitjes së dy skemave të kreditimit të lehtësuar për blerjen e banesave në vitin 2027./et
