Last Updated on 26/11/2026 by EL
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, janë përfshirë në një debat në Kuvend, gjatë diskutimeve për çështjet e seksit, gjinisë dhe orientimit seksual.
Kurti ironizoi deputetin e PDK-së për rikthimin e vazhdueshëm te këto tema, duke shkaktuar të qeshura në sallën e Kuvendit.
“Gjithmonë seksi, gjinia, orientimi seksual… Provoni ndoshta t’i mbani mendjet diku tjetër”, u shpreh Kurti.
Nga ana e tij, Rrahmani iu përgjigj kryeministrit duke theksuar se dikur i kishte besuar premtimeve të tij kur ishte në opozitë, por se tashmë nuk pajtohej me qëndrimet dhe angazhimet e tij në pushtet, veçanërisht për çështjet që lidhen me fëmijët dhe identitetin gjinor.
“Unë as që kërkova mirëkuptimin tuaj. Nuk kemi të përbashkët kurgjo. Unë mendoj krejt ndryshe nga çka mendon dhe vepron ti. Të kam besuar çka ke premtuar kur ke qenë në opozitë, por jo për çka angazhohesh gjatë këtij pushteti”, deklaroi Rrahmani.
