Last Updated on 27/11/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama komentoi dje për herë të parë deklaratat publike të deputetes Elisa Spiropali pas largimit të saj nga qeveria, duke e quajtur ish-ministren një njeri të lirë që tashmë nuk është më e detyruar të ndjekë atë apo Partinë Socialiste.
“Elisa tani është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të ndjekë mua dhe Partinë Socialiste”, tha Rama.
Një replikë për këtë përgjigje Spiropali e ka dhënë gjatë një interviste me gazetarin Blendi Fevziu, ku ka theksuar ka qenë pikërisht liria që ka pasur që e ka çuar atë te Rama.
“Unë e lirë e kam ndjekur Ramën. Kam mbajtur baltë në fytyrë, isha për pesë vite ministre pa portofol. Kam bërë beteja të forta aty, edhe me Sali Berishën, ndërkohë që kolegët bënin punë të tjera dhe ndanin favore. Unë kam mbrojtur kryeministrin, kam mbrojtur qeverinë, kam bërë detyrën time. Unë lirinë e kam përdorur dhe liria më ka çuar mua te Edi Rama”, deklaroi Spiropali në emisionin “Opinion” në Klan tv./ad
