Last Updated on 27/11/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, me temë ‘Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku’, që po mbahet në pallatin e Brigdave, nga ku theksoj se konvergjenca e gjashtë së Ballkanit perëndimor drejt BE-së po rritet. Megjithatë, kreu i qeverisë shqiptare shtoi se kemi shumë punë për të bërë.
“Na duhet të themi se konvergjenca e gjashtë së Ballkanit perëndimor drejt BE-së po rritet, megjithatë kemi shumë punë për të bërë. Ajo për të cilën të gjithë janë më të interesuar është fjala e komisionit.
Sikur një ditë të më thërrisnin të numërojë bekimet e BE-së do të thërrisja çdokënd të më ndalte. Të dimë që e ardhja jonë europiane është një përgjegjësi e përbashkët. Jemi këtu të shkëmbejmë idetë tona, dhe të vendosim stekën për vitin e ardhshëm.”, tha Rama./ad
