Last Updated on 27/11/2026 by Anisa
Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë/ Marta Kos jep shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi shtetet që kanë performuar më mirë, ja sa fonde do të marrin nga Plani i Rritjes
Sot në Tiranë po mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes.
Në fjalimin e saj hapës ajo dha rezultatet e shteteve të Ballkanit Perëndimor, dhe shprehu se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë performuar më mirë gjatë, ndaj dhe do të shpërblehen me më shumë fonde.
Konkretisht Mali i Zi realizoi 94% të reformave dhe do të marrë 81 milionë euro, Shqipëria realizoi 85% dhe do të marrë 185.6 milionë euro, ndërsa RMV realizoi 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milionë euro.
“Do të hyjmë në 4 vjeçarin e fundit të planit të rritjes. Plani u përpilua për të mbështetur reforma ekonomike që ndihmojnë për anëtarësimin.
Deri tani 3 shtete kanë përparuar, ndërsa 3 shtete të tjera
Mali i Zi ka vënë në zbatim 94% të reformave dhe do të merrni 81 milionë në raundit e dytë
Shqipëria 85% të reformave dhe do të marrë 185.6 milionë euro në pagesën e katër
RMV ka zbatuar 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milion euro.
Fondet janë që të shpërndahen për vendet që performojnë më mirë. Mali i zi dhe Shqipëria do të marrin 15% më shumë nga plani i rritjes ndërsa RMV 10%”, tha Marta Kos.
Në fokus të samitit janë reformat, Plani i Rritjes dhe integrimi ekonomik i vendeve të rajonit në tregun e përbashkët evropian. Marta Kos është pritur nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave.
Takimi i nivelit të lartë zhvillohet nën temën “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”, ndërsa në qendër të diskutimeve do të jenë procesi i integrimit evropian, zbatimi i Planit të Rritjes (Groëth Plan) dhe ecuria e reformave në vendet e rajonit./ad
