Një fenomen i rrallë natyror i ngjashëm me një “ujëvarë” resh ka krijuar një pamje surreale rreth statujës ikonike të Krishtit në Brazil.
Pamjet mbresëlënëse janë kapur nga fotografi Marcio Amaro, në momentin kur një mur i trashë resh u “derdh” mbi kreshtën e malit Corcovado, duke rrethuar monumentin historik.
Në fotografitë e realizuara, masat e dendura të reve rrëshqasin poshtë shpatit të malit me pamjen e një ujëvare gjigante. Gjatë rënies drejt pjesës së poshtme, ajri ngrohet dhe retë shpërbëhen gradualisht, duke u zhdukur në ajër si një perde e bardhë mbi qytet.
