Last Updated on 27/11/2026 by Anisa
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka publikuar një copëz përgjimi, nga ato të antimafias italiane (2014) të cilat u përdorën si prova për dënimin e tij me burgim. Ashtu siç ka paralajmëruar, Tahiri ka nisur dhe së shpejti pritet të dalë dhe rrëfimi i tij i plotë.
“Sa mirë mund ta njohësh partnerin…në krim? Mua për shembull, grupi im kriminal më kishte emëruar Kryeministër, promovim që e mora vesh vetëm nga përgjimet…”, shkruan ai, ndërSa në përgjim dëgjohen disa shtetas që flasin për një makinë Audi, dyshohet mjeti që ai i shiti Moisi Habilaj.
Shtetasit të identifikuar si Meridian Sulaj, Avdyl Sulaj dhe Klardi Sulaj bisedojnë rreth makinës dhe targat që mbajnë zyrtarët e lartë të shtetit, ndërsa në një moment e quajnë Saimir Tahirin, Kryeministër.
“Punë në vazhdim” shkruan ish-ministri, duke paralajmëruar se në ditët në vijim do të ketë të tjera materiale që sipas Saimir Tahirit, janë keqpërdorur për ta dënuar me burgim, në një kalvar të paprecedentë gjyqesh.
Të tre shtetasit me mbiemër Sulaj, flasin për makinën që Saimir Tahiri i kishte shitur shtetasit Artan Habilaj dhe përdorej nga vëllai i tij, Moisi Habilaj, dhe edhe përse në komunikim e quajnë “kushëri”, në të vërtetë ata nuk e dinë çfarë posti ai mbante. Sipas këtij përgjimi ambiental të vitit 2014 në Itali. /ad
