Një nga lajmet e shumëkomentuara së fundmi nga showbiz-i duket se ka marrë një konfirmim nga një personazh i afërt me Elvana Gjatën.
I ftuar në “UëTëFë Show” në Andale Media, Ermal Mamaqi ka folur për marrëdhënien e këngëtares me Elson Bajrakurtajn, duke zbuluar se aludimet për një lidhje dashurore mes tyre janë të vërteta dhe duke shtuar disa detaje nga historia e tyre.
Gjatë bisedës, moderatorja e pyeti Ermalin nëse njohja mes Elvanës dhe Elsonit kishte nisur gjatë xhirimeve të filmit “2 Gisht Mjaltë 2”, ku të dy janë pjesë e kastit. Në film, Elson Bajrakurtaj interpreton ish-të dashurin e Emës, personazhit që luhet nga Elvana Gjata.
Ermal Mamaqi konfirmon lidhjen e Elvana Gjatës me Elson Bajrakurtajn: U
Për këtë, Mamaqi u përgjigj pa shumë hezitim:
“Po patjetër, aty u njohën. Nuk mund të them që janë dashuruar në set, ajo patjetër ka ndodhur më vonë.”
Më tej, aktori dhe producenti foli me superlativa për dyshen, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë ekranit.
“Shiko, ata janë shumë të mirë që të dy edhe shkojnë shumë me njëri-tjetrin”, u shpreh Ermali.
Por biseda nuk u ndal vetëm te lidhja e përfolur. Duke qenë se Ermal Mamaqi është mik i ngushtë i Elvanës, u pyet edhe për thashethemet e fundit se këngëtarja mund të jetë shtatzënë. Ermali u përgjigj me humor:
“Me sa di unë, jo. Tani unë testin e shtatzënisë s’ia kam bërë, por…”
Ermal Mamaqi konfirmon lidhjen e Elvana Gjatës me Elson Bajrakurtajn: U
Kujtojmë se dyshimet për një romancë mes Elvana Gjatës dhe inxhinierit Elson Bajrakurtaj nisën të qarkullonin një muaj më parë, pasi ky i fundit publikoi në Instastory një fotografi ku shfaqej krah këngëtares, teksa ndodheshin së bashku në një event. Fotoja tërhoqi vëmendjen e mediave, duke ngritur pikëpyetje nëse mes dyshes kishte diçka më shumë se një marrëdhënie miqësore dhe profesionale. Që prej atij momenti, aludimet për një lidhje dashurie mes tyre u shtuan, por as Elvana dhe as Elsoni nuk kanë reaguar publikisht për t’i konfirmuar apo mohuar ato./mxh
