Last Updated on 28/11/2026 by Monika
Një nga mediat më të famshme botërore, Reuters i ka bërë jehonë protestës kombëtare që po zhvillohet në Ditën e Pavarësisë. Media shkruan në artikullin kushtuar protestës se në Shqipëri janë përshkallëzuar përplasjet e dhunshme mes Policisë së Shtetit dhe demonstruesve.
“Protestat antiqeveritare në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe Policisë”., thuhet në artikullin e Reuters.
Media britanike rrëfen se mijëra protestues, ku mes tyre student, aktivistë e pedagogë kanë vërshyer në rrugët e kryeqytetit shqiptar me kërkesë, largimin dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Mijëra protestues, mes tyre edhe studentë, dolën të shtunën në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.”, citon Reuters.
Sipas medias nga Britania e Madhe, pakënaqësitë ndaj qeverisë sa kanë ardhur në rritje me fokusin në korrupsionin, mungesën e konkurrueshmërisë dhe tregut të lirë.
“Demonstruesit hodhën gurë dhe bomba molotov në drejtim të forcave të Policisë, ndërsa këto të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës, ujëhedhës dhe plumba gome.”, shtoi Reuters.
Sipas gazetarëve të huaj, protesta po ndërkombëtarizohet gjithnjë e më shumë dhe për faktin se regresi dhe raprezalja policore ndaj demonstruesve vazhdon të jetë në kurbë rritëse me përdorimin e gazit lotsjellës me dronë, spërkatjen me uji nga autoboti dhe me spreji me piper që irrion fytyrën dhe kthehet në një armë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve./Mxh
