Last Updated on 28/11/2026 by Monika
Kreu i PD-së ka përgëzuar protestuesit në demostradën e sotme duke u shprehur se ata nderuan heroin kombëtar, Skëndërbeun.Vijon…
Berisha:
Me një protestë madhështore, një revoltë të jashtëzakonshme, u nderuan sot më bukur, më mirë dhe më madhërishëm se kurrë flamujt e kombit në Ditën e Pavarësisë.
Sot flamuri ynë kombëtar dhe pavarësia u bënë lajm botëror, hapën emisionet e lajmeve më të mëdha të Evropës dhe botës, jo për kalendarin, por për qëndresën dhe guximin epik të protestës kundër narkodiktatorit Edi Rama dhe organizatës së tij kriminale.
Emri i Shqipërisë dhe flamuri i kombit tonë u lartësuan në nivelet më të larta falë guximit, sakrificës dhe qëndresës së dhjetëra mijëra qytetarëve, të cilët po përballen dhëmb për dhëmb me narkodiktaturën, nga ora 12:00 e gjer tani, në një betejë të ashpër.
Në këtë përballje epike, të rinj e të reja, qytetare e qytetarë të moshave dhe bindjeve të ndryshme, nga katër anët e Shqipërisë dhe nga diaspora, zhvilluan një betejë heroike në kushtet më të pabarabarta.
Narkoregjimi përdori të gjitha mjetet: tokësore, ajrore, snajperë dhe nga lartësira, tonelata gazi dhe ujë të helmuar, por protestuesit nuk u mposhtën. Ata e mbajtën dhe vazhdojnë për orë të tëra ta mbajnë kryesheshin e kombit, duke nderuar kështu heroin tonë kombëtar, Skënderbeun.
Nuk është festuar ndonjëherë Dita e Flamurit si kësaj here. Në përballje me regjimin, mbi 21 protestues u detyruan të paraqiteshin në spital e dhjetëra të tjerë po mjekohen në kushte jospitalore.
Regjimi theu kocka e gjymtyrë, çau kafka, përdori breshëritë e plumbit e mjete të tjera të dhunshme, përdori topa uji, të cilët, siç e patë, u drejtuan edhe kundër gazetarëve dhe operatorëve të medias që ai i ka cilësuar si kundërshtarë, të cilët nuk po bëjnë asgjë tjetër përveçse detyrën e tyre. U vendosën në shënjestër intelektualë të shtetit, vetëm se kanë mbetur të palëkundur kundër këtij regjimi./mxh
