Diplomacia serbe ka uruar Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë.
Përmes llogarisë zyrtare në rrjetin social X, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i ka drejtuar urimet popullit , qeverisë dhe homologëve shqiptarë.
“Serbia uron popullin dhe qeverinë e Republikës së Shqipërisë, si dhe homologët tanë në diplomacinë shqiptare, për Ditën e Pavarësisë”, thuhet në njoftim./Mxh
