Last Updated on 29/11/2026 by Monika
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës ka patur reshje shiu dhe dëborë në të gjithë zonën veriore dhe në juglindje të vendit.
ARRSH deklaron se të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht. Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje dhe kanë bërë pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.
ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë drejt akseve rrugore me prezencë dëbore.
“SITUATA NË AKSET RRUGORE
Gjatë natës ka pa pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe ka filluar dëbora në të gjithë zonën veriore dhe në juglindje të vendit.
Të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.
Reshje dëbore ka pasur:
Në Rajonin Verior
Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafe Morinë (doganë),Hani i Hotit-Vermosh, Bogë-Theth, Sopot-Kerrnaj, Qafe Mejdan-Tropojë-Buçaj, Dushaj–Lekbibaj, Rrëshen–Shpal–Qafë Benë, Fierzë-Bajram Curri, Bulqizë-Peshkopi, Kukes-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Bogë-Theth, Dedaj-Razëm.
Në Rajonin Juglindor
Qukës-Qafë Plloçë, Qafë Plloçë-Qafë Thanë, Librazhd-Fushë Studen,Korçë-Dardhë, Zëmblak-Goricë.
Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje kanë bërë pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë drejt akseve rrugore me prezencë dëbore”, njofton ARRSH./Mxh
