Teksa ka qëndruar shumë pak minuta në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Në dalje të godinës, ajo u përball me gazetarët, të cilët rendën që t’i bënin disa pyetje, ndërkohë që Karçanaj ‘kyçi gojën’.
E vetmja që ndërhyri ishte avokatja e saj, e cila i kërkoi gazetarëve që Karçanaj do të flasë kur ta shoh të arsyeshme. “A ndjenj përgjegjësi personale mbi atë se çfarë ka ndodhur me AKSHI-n? Zonja ka pretenduar se nuk e kemi pyetur për ngjarjen. A mund të na e sqaroni pozicionin tuaj?”, dëgjohet teksa gazetarja e News24, Klodiana Lala i drejtohet Karçanajt, e cila zgjodhi të heshtë./kb
