Deputeti demokrat, Saimir Korreshi u shpreh kritik lidhur me projektligjin e ri “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale” që po shqyrtohet sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.
“Objektin e veprimtarisë së burgjeve nuk kemi pse e përziejmë më atë që ndodh jashtë. Më shqetëson edhe pjesa hetimore, lidhur me shkeljet peritenciale. Kjo do jetë në shtrirje territoriale dhe do ketë edhe agjenci nëpër qarqe. Në cilin kusht është apo në cilën prej paketave që po na kërkohet të hapim e mbyllim me këto kapitujt ? Duam një model se po hyjmë në Europë. Ne mezi po presim. Vdiqëm. Mbaruam për këtë Europë! Tani më thoni se cili vend i BE-së e ka një agjenci të tillë?”,- u shpreh Korreshi./Kb
