Nga ARTUR AJAZI
Realisht ka ardhur koha e ndëshkimit, ndaj çdo firmendertuese që fiton tenderin, nis punimet në rrugë, rrugica, akse nacionale dhe brenda qyteteve, dhe talletme paratë tona. Ka ardhur fiks, momenti tu tregohetvendi xhambazëve, që derisa fitojnë tenderin e rrugës, ujesjellesit, apo dhe tendera të tjera në ndertimin e infrastrukturës brenda qyteteve dhe atyre nacionale, hiqen sikur “kanë staf inxhinierësh, specialistësh, makineri, pajisje etjj”. Por që në fakt rezultojnë, pa staf, pa inxhinierë, me makineri të marra borxh, madjeedhe pa buxhetin e mjaftueshëm financiar, për të qenëdinjitozë në konkurrencë mes firmave të tjera. Ajo qëpo ndodh me aksin rrugor Librazhd-Prrenjes, mbetetnjë gjë e tmerrshme, e pafalshme për ndertuesit dhemirëmbajtësit e akseve rrugore. Një fat i madh për atadhjetra e qindra makina dhe njerëz që udhëtojnë në atëaks, për ata qindra shoferë maunesh dhe autobuzësh, qëlëvizin lindje-perendim dhe anasjelltas. Dje ka paturinformacione se, firma që po nderton aksinDragostunjë-Hotolisht, e cila mund të jetë dhe një prejshkaktareve të spostimit të masivit shkembor drejtrrugës nacionale, nuk ka marrë mundimin të dergojëmjetet e saj, të pastrojë malin që u shkëput dhe ra mbirrugë. Fatmirësisht nuk kishte viktima. Po ashtu ngjarjetë tilla, ka patur dhe ka plot në akset rrugore, tëndertuara me paratë e tamsapaguesve tanë dheinvestimet nga komuniteti nderkombetar. Atyre u besohet tenderi, u besohet investimi, dhe fakti është se puna e kryer, që kushton miliona euro, rezulton me defekte të konsiderueshme, me skarcitete, dhe pa zbatuar asnjë kriter Teknik. Ministria e Infrastrukturës, përmes levave të saj ligjorë, duhet ti thotë “NDAL” njëkatrahure të tillë me rrugët tona, duhet të penalizojëçdo firmed he kompani ndertimi mashtruese, e cilaarrin të fitojë tenderat dhe të zhvasë paratë e teksapaguesve shqiptare, duke mos kryer punimecilësore. Mesazhi i kryeministrit Rama se “do tëndëshkohet cilido që guxon të luajë me djersën e shqiptareve”, është paralajmerimi i fundit për ata qëjanë lidhur me firmat dhe kompanitë e ndertimit, qëpërmes mashtrimeve po pasurohen dhe zhvasin paratëtona. Eshtë momenti i ndëshkimit shembullor të çdofirme dhe kompanie ndertimi, që ka vite që luan me paratë tona. Eshtë momenti të shkojnë para ligjit ata qëpërmes milionave të tenderave, janë kthyer sot nëmilionerë, dhe po rrezikojnë jetët tona. SPAK-u, duhettë jetë “zjarri” që duhet të “djegë” këdo, që ka paturdhe ka kurajon të zhvasë paratë tona, dhe ti kthejërrugët nacionale dhe urbane në vende të rrezikshme përjetët e qytetareve. Koha nuk pret./kb
