Rusia tashmë e ka futur industrinë e saj në shinat e luftës, Europa akoma jo, vetëm retorikën ka futur. Futja në shinat e luftës të industrisë është proces i gjatë dhe i pandalshëm, nuk mundet që me vendim të thjesht politikë të kthehet mbrapsht ajo që ka nisur ndërtimi. Nuk ka fuqi politike dhe nuk ka urdhër që mund ta ndalojë luftën, vetëm lufta’, tha ai.
Çuko tha se, edhe Shqipëria duhet që të rrisë kapacitet e veta mbrojtëse dhe të fuqizoi industrinë ushtarake.
‘Kjo është gjë e mirë, është rilindja e industrisë ushtarake shqiptare. Duhet rritje e kapaciteteve të veta mbrojtëse. Që të arrihet të prodhohen armë municione dhe dronë. Iniciativa që po tregon qeveria për fuqizimin e industrisë ushtarake është gjëja më e mirë, sepse nëse nuk arrin që të krijosh frenimin vet mos prit aleatët e tu që të vijnë dhe të ndihmojnë’, tha ai. m.p.
