Last Updated on 06/10/2025 by adminfjala
Bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, Ajola Xoxa ka uruar të voglin e tyre në këtë ditëlindje të 7-të.
Teksa ia ka uruar të gjitha të mirat e botës, Xoxa shkruan se me shpresë në Zoti, Kayan të bashkohet së shpejti me të atin i cili prej shkurtit ndodhet në qeli.
Mes rreshtave dhe fotove të birit të saj, por dhe një portreti familjar, ajo shkruan se përgjatë këtyre muajve janë zhytur në “terr”, por që i vogli i saj është aty dhe i ndriçon.
“Kajan, jeta e shpirtit ton, ti sot bën 7 vjec. Ne jemi në terr, por ti je drita që ndriçon zemrën e rrugën tonë çdo ditë. Ne jetojmë për të të mbrojtur ty, jetojmë vetëm për të parë buzëqeshjen tënde, e megjithatë, je ti që po na mbron ne, e vetmja arsye jona për të buzëqeshur. Dashtë Zoti e na bashkoftë shpejt e ti të rritesh me përqafimet e të dy prindërve, Zoti e bekoftë jetën tënde shpirti i mamit dhe i babait, sjelltë veç paqe e gëzim në zemrën tënde të vogël e të bukur”, shkruan Xoxa.
Ndërkohë më herët edhe ish-kryebashkiaku Veliaj, nga qelia e burgut ku dhe ndodhet prej 10 shkurtit, ka uruar birin e tij të cilin ndryshe nga vitet e tjera, këtë ditëlindje të 7-të s’mundet që ta përqafojë.
“Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot”, shkruante Veliaj. m.p.
