Last Updated on 21/11/2025 by Monika
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Kalimash, pranë zonës së Rrëshenit, ku një kamion është përplasur me një autoveturë. Për pasojë, një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka shkaktuar panik në zonë, ndërsa policia dhe ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Viktima është konfirmuar në momentin e përplasjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment të autostradës është bllokuar përkohësisht, duke krijuar radhë të gjata automjetesh. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa po punon edhe për normalizimin e qarkullimit.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në segmentet ku aktualisht po qarkullohet me fluks të lartë.
