Last Updated on 01/10/2026 by EL
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e së enjtes në Fushë-Krujë, pranë fshatit Larushk.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident dyshohet se kanë humbur jetën dy persona.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet informacion zyrtar nga autoritetet për të sqaruar dinamikën e aksidentit dhe identitetin e viktimave./et
