Një aksident me tramvaj në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchenit la sot 25 persona të plagosur, 10 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Tramvaji po përdorej për stërvitje dhe u ndal papritur në qendër të qytetit pranë Veltins Arena. Tramvaji pas tij, i cili po transportonte pasagjerë, u përplas me të.
Arsyeja pse tramvaji i parë u ndal papritur në rrugën kryesore ende nuk është përcaktuar, tha zëdhënësja e policisë.
Një ekip hetimor mbërriti në vendngjarje, së bashku me disa ambulanca./mxh
