Një komision i Senatit amerikan votoi të enjten për të shpallur Dr. Anthony Fauci në shkelje dhe për ta referuar atë në Departamentin e Drejtësisë për ndjekje të mundshme penale për shkak të refuzimit të tij për t’iu përgjigjur pyetjeve në një seancë dëgjimore javën e kaluar të përqendruar në trajtimin e tij të pandemisë COVID-19.
Vota pqë miratoi rezolutën për shkelje erdhi një javë pasi Fauci kërkoi të drejtën e tij të Amendamentit të Pestë kundër vetë-inkriminimit më shumë se 100 herë kur u paraqit para Komitetit të Senatit për Sigurinë e Atdheut dhe Çështjet Qeveritare.
Senatori republikan Rand Paul i Kentucky, kryetari i komisionit, tha se mbrojtja kushtetuese nuk zbatohej që kur Fauci vitin e kaluar mori një falje nga Presidenti Demokrat Joe Biden dhe kështu nuk kishte pse të shqetësohej për kërcënimin e ndjekjes penale./mxh
