Last Updated on 04/10/2026 by EL
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil, ku drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, shtetasi Dhimitër Malaj, 28 vjeç, banues në Ksamil. I riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Sipas bluzave të bardha, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime në kokë dhe në këmbë. Pas trajtimit fillestar, ai është shtruar në pavijonin e kirurgjisë, ku po merr trajtimin e nevojshëm të specializuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./et
