Last Updated on 15/06/2026 by EL
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në zonën e Ishull Shëngjinit, në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motomjet, në të cilin udhëtonin dy persona.
Si pasojë e përplasjes, dy personat që ndodheshin në motor kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit./et
