Last Updated on 01/12/2024 by adminfjala
Një 64-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë në Kamëz. Ajo po ecte në rrugë bashkë me një 58-vjeçare, kur u përplasën nga një makinë që drejtohej nga një i ri.
64-vjeçarja ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të mara, ndërsa këmbësorja tjetër arriti të shpëtojë. Aksidenti u regjistrua pasditen e 30 nëntorit, ndërsa drejtuesi i mjetit u arrestua nga policia.
Ndërkohë, një tjetër aksident u regjistrua nga në Bulevardin e Ri për në Paskuqan. Një 23-vjeçar, banues në Texas, teksa qarkullonte me një ‘Ford’ u përplas me një ‘Audi’. Të dy drejtuesit dhe 2 pasagjerë mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital.
-E. H., 23 vjeç, banues në Texas, pasi në orën 22:00, në Bulevardin e Ri për në Paskuqan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me pasagjer shtetasin E. P., është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Sh., 34 vjeç, me pasagjere shtetasen A. N. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve”, njofton policia. /E.T